INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u deklarua se kënga ishte e vjedhur dhe pas reagimit të SHBA, më në fund zbulohet vendi ku do të mbahet Eurosong vitin e ardhshëm

Pasi u deklarua se kënga ishte e vjedhur dhe pas reagimit të SHBA, më në fund zbulohet vendi ku do të mbahet Eurosong vitin e ardhshëm

Publikuar më: 16:43 14-09-2018

Edicioni i 64-t i festivalit europian “Eurovision” do të mbahet në Tel Aviv vitin e ardhshëm, edhe pse më herët qeveria izraelite deklaroi se festivali do të mbahet në Jeruzalem.

Në vitin 2018, Netta Barzilai me këngën “Toy” duke marrë çmimin e parë , fitoi të drejtën që vitin tjetër Eurovisioni të mbahej në vendin e saj.

Ndonëse polemika të shumta u bënë mbi këtë këngë e cila kishte një melodi dhe ritëm mjaft të ngjashëm me një tjetër, dhe fitorja e Izraelit rrezikonte të anullohej, sërish u vendos që kompeticioni do të vazhdonte në këtë vend. 

Por ndryshimi i qytetit u përcaktua ditën e enjte, pas reagimeve të Ambasadës së SHBA-ve.

Izraeli hoqi nga kërkesa për të mbajtur këtë ngjarje në Jeruzalem.

Article Logic
Execution time: 0.0038177967071533