Arilena Ara është ndër ato këngëtare dhe vajza të showbiz-it shqiptar e cila ka qëndruar larg vëmendjes së mediave për sa i përket jetës së saj private.
Gjithashtu daljet mediatike të saj kanë qenë mjaft të kufizuara për shkak dhe të angazhimeve të saj.
Ndaj ishte shumë e çuditshme kur disa ditë më pare ajo u kap “mat” në shoqërinë e djali misterioz të fotografuar në një anije në det.
Kjo sigurisht mori vëmendje menjëherë, por nga Arilena nuk morëm asnjë reagim, të paktën deri tani. Në një intervistë për ‘Class’ Arilena ka zbuluar se së shpejti do të njihemi dhe me djalin misterioz.
“Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju... Do ta zbulojmë edhe sekretin,” ka thënë ajo.
Nuk dimë se çfarë të mendojmë më parë nga kjo deklaratë, por nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.