Pasi mohuan lidhjen e tyre, Butrint Imeri dhe moderatorja e njohur, Kiara Tito u kapën “mat” në një nga restorantet e Prishtinës. Në foton e postuar në media dyshja shihej duke biseduar ku nuk dihet nëse ishte një takim vetëm miqësor apo më shumë.
Por duket se Kiarës nuk i kanë interesuar këto lajme dhe shihet teksa i jep ‘like’ Butrintit në Instagram edhe pse fansat e këtij të fundit e kanë ‘masakruar’ në komente. Intv.al siguron një foto ku shihet një fanse e Butrintit teksa pyet të atin e këngëtarit nëse ka një romance mes tij dhe Titios por ai i kthehet duke i thënë se nuk ka asnjë gjë të vertetë, pra se dyshja nuk janë në një lidhje./intv.al/