INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u kap “mat” me të, flet për herë të parë Xhensila Pere: Ç’më lidh me Jurgen Kurtin [FOTO]

Pasi u kap “mat” me të, flet për herë të parë Xhensila Pere: Ç’më lidh me Jurgen Kurtin [FOTO]

Publikuar më: 11:00 21-04-2018

Xhensila Pere në lidhje me biznesmenin dhe menaxherin VIP Jurgen Kurti, ishte lajmi që pushtoi mediat pak ditë më parë pas publikimit të një fotoje të tyre, ku ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një club nate. Pasi lajmi u përhap me shpejtësi, Jurgeni deklaroi se është i fejuar prej 5 vitesh me partneren e tij Enxhi Ekonomi, ndërsa ish-Miss Albania dhe finalistja e “Big Brother”, Xhensila Pere, tregon më shumë në këtë intervistë të saj për “Panorama Plus”.

Për projektet e saj televizive, ambicien për të qenë producente në hapat e Vera Grabockës dhe dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother Albania” i zbulon në rrëfimin e saj.

Me çfarë po merresh këto kohë, është “Miss Universe” angazhimi yt?

Angazhimi im kryesor është “Miss Universe Albania”, i cili zgjat më shumë se dy muaj deri në natën finale. Por ndërkohë jam e angazhuar edhe me disa projekte lokale në Pogradec, Korçë dhe Maqedoni, gjithmonë në fushën e televizionit.

Si një miss dhe pjesëmarrëse në gara bukurie, në kohën që jetojmë ku femrat bëjnë shumë ndërhyrje estetike, cilat janë kriteret e reja të bukurisë?

Është e vërtetë. Jetojmë në kohën e së bukurës dhe femrat janë të prirura gjithnjë e më shumë drejt perfeksionit nëpërmjet bisturisë. Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike absolutisht, por jam gjithmonë për të bukurën natyrale. Dhe përderisa në kompeticione botërore si “Miss Universe” apo “Miss Ëorld” pranohen vajzat me ndërhyrje, atëherë ka vetëm një kriter: të dukesh e bukur.

Po meshkujt e bukur sa lidhje kanë me bukurinë e princit, apo është koha e bishave?

Koha e princit është kthyer në “Na ishte një herë”, është koha e bishave. Mjaftojnë një trup i bukur, muskuj barku, i kuruar dhe ky është princi i kohëve moderne edhe nëse e ka kokën bosh.

Qëndrojmë te ty dhe fotot me një djalë para pak javësh. Kush ishte ai dhe bëhej fjale për lidhje?

Ai është një mik shumë i mirë i imi dhe asgjë më shumë. Kam fatin që rrethohem nga njerëz që më duan dhe më respektojnë.

Vetëm para pak ditësh u komentove për biznesmenin dhe menaxherin nga Tirana Jurgen Kurti. Çfarë ju lidh bashkë dhe cila është e vërteta juaj që s’ka lidhje me ç’është shkruar?

E thashë edhe më lart, kam shumë miq jo vetëm të vjetër, por edhe të rinj, të cilët i njoh nga rrethi shoqëror apo nga puna që më lidh me njerëz të fushave të ndryshme. I tillë është edhe Jurgeni, mik me shumë miq të përbashkët.

xhen.jpg

 

Pasi fitove “Dance with me”, u binde për t’i hyrë televizionit dhe në ç’mënyrë?

Më pëlqen shumë televizioni dhe puna që bëj, pra, të merrem me të bukurën. Kam shumë dëshirë ta gjej veten si një producente, duke ndjekur hapat e më të mirëve që kam pasur fatin të punoj, Vera Grabockën, e quajtur ndryshe kumbara ime dhe Eduart Deda, mbështetja ime më e madhe në botën e bukur dhe të egër të televizionit.

Je shprehur dikur që ke hasur vështirësi nga drejtuesit e mediave për të qenë pjesë e televizionit. Kanë ndryshuar gjërat këto kohë apo është njësoj?

Më pëlqen pozicioni që kam aktualisht dhe dua të vazhdoj kështu, me dëshirën e madhe për t’u bërë producente.

Herë pas here ke pasur qasje ndaj biznesit. Aktualisht ke një biznes tëndin?

Zakonisht, projektet në fushën e biznesit i kam sezonale, pra, në sezonin veror. Janë disa plane shumë të bukura në horizont, por asgjë e finalizuar.

“Top Channel” po përgatitet për “Big Brother Vip”. Do të dëshiroje të ishe pjesë e tij dhe të duket argëtuese apo e vështirë të bashkëjetosh me personazhe publikë?

Do kisha vërtet dëshirë të isha pjesë e tij, pasi më duket shumë intrigues fakti që do të ketë VIP-a. Duke marrë parasysh kurimin e imazhit të tyre në daljet që bëjnë, do të doja t’i shihja nga afër si do të ishin ata 24/24 orë, të vëzhguar nga telekamerat.

Një vajzë si ty e lirë për t’u shprehur dhe vepruar hapur në një vend si Shqipëria. Je penduar në ndonjë moment?

Për fat të keq, ne jemi një popull që nuk jetojmë si duam, por si duhet dhe kam qenë gjithmonë pre e paragjykimeve, por këto më kanë bërë më të fortë dhe më kanë dhënë shtysë për të ecur para. Secili nga ne ka vetëm një jetë dhe do të ishte mëkat nëse s’do e jetonim ashtu si duam. S’ka si të ndodhë ndryshe për një njeri si unë që moton e jetës ka: Më mirë bëj diçka dhe pendohu, sesa të pendohesh që s’e bëre kurrë! Dhe ia ka vlejtur, sepse deri më tani nuk jam penduar asnjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.0043380260467529