INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u ‘kryqëzuan’ për komentet raciste ndaj Kinës, Dolce & Gabbana kërkon publikisht falje me videon e çuditshme [VIDEO]

Pasi u ‘kryqëzuan’ për komentet raciste ndaj Kinës, Dolce & Gabbana kërkon publikisht falje me videon e çuditshme [VIDEO]

Publikuar më: 14:46 23-11-2018

Stefano Gabanna njihet për komentet e tij aspak të zakonta dhe që shpesh kanë shkaktuar mjaft debat në rrjetet soale dhe kanë futur markën e njohur globalisht në shumë situata kontraversale.

Duket se së fundmi Stefano e ka tepruar me komentet rraciste çka i ka kushtuar shumë Dolce& Gabanna, pasi marka ka humbur Kinën, një prej shteteve që i siguronte më shumë të ardhura.

Fillimisht ai publikoi një video përmes së cilës parodizonte mënyrën e të ngrënit me shkopinj të ushqimit kinez.

Më pas ai debatoi me Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha të tipit “Shtet m*ti”, “Mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.

Tanimë stilistët Stefano dhe Domenico kanë kërkuar falje publikisht për fyrjet e përdorura ndaj popullit kinez dhe kulturës së tyre.

Reagimi erdhi pasi kinezët nisën të hidhnin në plehra mallrat e markës Dolce & Gabbana si dhe të hiqnin nga vitrinat e dyqaneve të gjitha ato produkte që mbanin emrin e saj. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543