INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u martua me partnerin e tij, Ricky Martin bën rrëfimin e pazakontë: Si vendosa të tregoj se jam homoseksual! [FOTO]

Pasi u martua me partnerin e tij, Ricky Martin bën rrëfimin e pazakontë: Si vendosa të tregoj se jam homoseksual! [FOTO]

Publikuar më: 12:53 19-01-2018

Ricky Martin, mashkulli i ëndrrave për shumë vajza është martuar para disa ditësh. Këngëtari nga Puerto Rico ka zbuluar vetë gjatë premierës së një filmi që ai dhe artisti Jëan Yosef i kanë thënë PO njëri-tjetrit. Propozimi është bërë në gjunjë dhe është shoqëruar me dhurimin e unazës. “Të kam marrë diçka, dua të kaloj jetën time me ty”, – i ka thënë Ricky të fejuarit të tij, i cili ka pranuar menjëherë.

Çifti u njohën në 2016-tën dhe marrëdhënia e tyre po shkon “vaj”.  Ricky Martin tani ndihet më i çliruar se kurrë nga komplekset dhe ka rrëfyer se si vendosi të flasë e të tregojë hapur se është homoseksual.

Miku im, nuk e ke idenë se sa kohë më ka marrë vendimi që të flisja haptazi për atë që jam”, i thotë Martin komedianit Noah.

Çështja është se isha i rrethuar me shokë që më thoshin të mos e bëja sepse kjo do e shkatërronte karrierën time. Ishin njerëzit që më donin, njerëzit që ma duan të mirën dhe ata ishin viktima të homofobisë. Unë jam rritur në një kulturë e cila ma kujtonte se ndjenjat e mia ishin të tmerrshme dhe djallëzore. Cilësohesha si një seks simbol dhe kjo ishte arsyeja pse ata mendonin se kjo do e shkatërronte karrierën time”, ka shtuar ai.

Këngëtari thotë se ishte tejet e dhimbshme për të deri në një moment kur kishte thënë se këtë, s’mund ta duronte më dhe vendosi që të tregojë se cili ishte në të vërtetë, në mënyrë që të ndjehej i lumtur.

martin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020849704742432