Ata janë një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it, sidomos pas ndarjes e cila bëri bujë të madhe në rrjet dhe të gjithë ishin kurioz që të dinin arsyen e këtij vendimi.
Megjithëse Seldi reagoi duke thënë se ruan ende respekt për Mimozën dhe familjen e saj, ndërsa Mimoza vendosi të mos pronocohet për këtë ngjarje.
Ditën e sotme këngëtarja feston 33 vjetorin e lindjes së saj.
Nëpërmjet postimeve në Instagram, ka ndarë më ndjekësit momente nga festa e saj, të cilën e ka nisur në shtëpi sapo ka hyrë mesnata.
Ajo shfaqet krah familjarëvë teksa fryen qirinjtë mbi tortë dhe i falenderon ata në postim.
’Faleminderit familjes time’ ka shkruar Mimoza bashkangjitur me një zemër të kuqe në foton ku shfaqet me pizhama.