INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u nda nga Ariana Grande, Pete Davidson kërcënoi me vetëvrasje: ‘’Ishte e gjitha një shaka, Arianën nuk e kam...’’

Pasi u nda nga Ariana Grande, Pete Davidson kërcënoi me vetëvrasje: ‘’Ishte e gjitha një shaka, Arianën nuk e kam...’’

Publikuar më: 13:32 20-01-2019

Në një nga shfaqjet më të ndjekura në Amerikë, Saturday Night Live i ftuar ishte ish i dashuri i Ariana Grande, Pete Davidson.

Pak më parë në Dhjetor, Davidson pas ndarjes nga Ariana shpërndau në rrjetin e tij social një mesazh që tronditi opinion publik:

“Nuk dua të jem më në këtë tokë. Po bëj të pamundurën për të qëndruar këtu, por nuk e di edhe sa do të zgjas.”

Por, mesa duket komediani e ktheu dhimbjen në të qeshura mbrëmjen e djeshme. Duke e shpjeguar komentin rreth vetëvrasje si një shaka të madhe, të cilën ‘ai mendoi t’i jepte një provë në jetën e tij’ Davidson gjithashtu sulmoi dhe ish të dashurën.

“Atë nuk e kam përmendur qoftë dhe një herë të vetme. Mos ma kujtoni më. ”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174