Artistja gjithmonë kontroversiale nuk humb aspak kohë!
Pak kohë më parë u nda nga i fejuari me të cilin shoqërohej prej 5 vitesh, por tashmë është futur me kokë në romancën e re. Ajo u pikas në rrugë duke shijuar një puthje shumë publike me të dashurin e saj të ri Christian Carino pasi dyshja u largua nga një festë në hotelin Sunset Towers. Ajo ishte e zgjatur drejt Carino, ndërkhë që ai e mbështolli me krahë për ta tërhequr pas vetes. Këngëtarja 30 vjeçare ishte veshur më shumë se zakonisht, por sërish dukej tërheqëse në veshjen e saj elegante, veçanërisht në pjesën e sipërme. Më pak lëkurë jashtë, por sërish mjaftueshëm sa për të kthyer kokën e njerëzve.