INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u padit në Prokurori  Roza përfundon në spital, por… [FOTO]

Pasi u padit në Prokurori Roza përfundon në spital, por… [FOTO]

Publikuar më: 10:01 05-05-2017

Prezantuesja Roza Lati ditën e djeshme nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital.

 Madje duhej të ishte e pranishme në emisionin e Rudina Magjistarit bashkë me Iva Alikon, por problemet shëndetësore nuk e lejuan. Edhe pse ende nuk dihen shkaqet, Roza vetë e zbuloi këtë publikisht nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram ku tregohej e shtrirë duke marrë serum.

“Më vjen shumë keq që nuk munda të isha pjesë e emisionit, për shkak të shëndetit tim. Por duhet t'i them Ivës bravo. Çdo gjë zbardhet. E vërteta nuk mund të mbulohet me baltë! Njerëzit kanë sy dhe vesh! Çdo gjë dihet mirë! Çdo gjë po komentohet kudo! Ka një zot atje lart", - ka shkruar Roza krah  postimit të saj. Ndërsa sot moderatorja ishte në emisionin e saj si gjithmonë.

 sdffedrt.png

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498