INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u pajtuan, më në fund kuptuam arsyen e vërtetë e sherrit mes Einxhel dhe Beniadës

Pasi u pajtuan, më në fund kuptuam arsyen e vërtetë e sherrit mes Einxhel dhe Beniadës

Publikuar më: 16:24 24-07-2023

Prishja e shoqërisë së tyre të ngushtë pas daljes nga BBV bëri bujë të madhe. Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit brenda por pas daljes ato nuk u panë më bashkë deri para pak javësh.

Vajzat kishin prishur raportet, nuk flisnin dhe nuk takoheshin dhe ne nuk e dinim arsyen.

Tani pasi kanë rregulluar raportet, ka qenë Einxhel që për Prive ka zbuluar arsyen e saktë që dërgoi në distancimin e tyre.

“Hapin e para e hodhi Beniada. Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”.

Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943