Ka kohë që nuk është pjesë e ekranit dhe pjesëmarrja e tij në reality shoun ‘’Për’puthen’’ ka përfunduar por Atdheu vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes e të krijojë lajme.
Ka kohë që përflitet për një lidhje të mundshme me Bora Zemanin, e cila u mohua nga të dyja palët por ish-konkurrenti vazhdimisht publikon mesazhe indirekte lidhur me këtë temë.
E duket se nuk po mjaftohet me Borën, Atdheu përmendi edhe Beatrixën si të vajzën me të cilën do të flirtonte.
‘’Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?’’, e ka pyetur moderatorja Estes Byluku, referuar Donaldit, me të cilën Trixa është në lidhje.
‘’Le të fitojë më i miri’’ është përgjigjur Atdheu duke i shpallur kështu ‘’luftë’’ publikisht Donaldit.
Nuk dihet se si do të pritet kjo deklaratë nga Donaldi pas daljes nga shtëpia, pasi djaloshi nga Gjakova u përfol disa herë si arsye për ndarjen mes tij dhe Borës.