Nuk e keni idenë cilën, do ju pëlqente një sfidë mes McGregor dhe Florian Markut?
Florian Marku është kick-boxeri shqiptar shumë premtues në këtë sport i cili çdo ditë e më shumë po na bën krenar në të gjithë botën. Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote dhe mbrëmjen e së premtes teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka rrëfyer historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer.
Në një seri pyetjes, moderatori Arian Çani e ka pyetur se cila është imagjinata e tij më e madhe, pra se me kë do donte të bënte një sfidë një ditë në ring dhe Floriani tha vetëm një emër, atë të kampionit të UFC, Conor McGregor.
Fillimisht Çani nuk e njihte dhe më pas tha që është i tmerrshëm , por kampioni Florian Marku tha: “Unë jam më i tmerrshëm”. Kur Çani e pyeti nëse mendon se do fitonte ndaj irlandezit McGregor, Marku e tha me bindje të plotë që po: “Sigurisht që e mund!”
Pas kësaj deklarate të Florian Markut, një video e çuditshme u bë virale në rrjet dhe të gjithë u habitëm. Në videon në fjalë, boksieri i famshëm irlandez shihet në makinë së bashku me një mikun e tij, ndërkohë që në sfond, me volum të lartë, dëgjohet kënga “Jam Kosova e Shqiptaris”, e këngëtarit Arif Vladi.
Por ndonënse shqiptarët anembanë janë ekzaltuar pa masë nga ky gjest, duke aluduar se McGreggor mund të ketë ndonjë mik shqiptar i cili e ka njohur me muzikën tonë, gjërat duken disi të dyshimta.
Me siguri bëhet fjalë për ndonjë videomontazh nga ndonjë fans i flaktë shqiptar i McGregor.
mcg from videovimeo1 on Vimeo.
Kujtojmë që më parë kampioni irlandez është përfolur për një lidhje të mundshme me Rita Orën pasi janë fotografuar krah njëri-tjetrit në një event të rëndësishëm.