Të lumtë Rita!
Të gjithë u shokuan me vdekjen e Dj të njohur Avicii dhe ende po flitet për ndarjen e tij nga jeta pasi çdo ditë dalin detaje të reja. Shumë personazhe të njohur reaguan për vdekjen e tij dhe një nga ata që u mërzit më shumë ishte Rita Ora, sepse së bashku kanë realizuar një bashkëpunim nën titullin “Lonely Together”. Rita e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje dhe para pak ditësh u përlot dhe mbajti një minutë heshtje në nderim të Avicii-t në një koncert në Hollandë.
Por homazhet për Dj e njohur s’kanë të ndalur, pasi Rita e ka kujtuar sërish atë edhe në koncertin në Xhakarta. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar disa video në instastory gjatë koncertit të saj dhe në njërën prej tyre e ka tagguar!
Publiku “çmendet” dhe vazhdon të kërcejë nën ritmet e “Lonely Together”.
vivvos from videovimeo1 on Vimeo.