INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u pikëllua dhe shpërtheu në lot për AVICII-n, Rita Ora kapet “mat” me këtë mashkull, po gjen ngushëllim te ai?! [FOTO]

Pasi u pikëllua dhe shpërtheu në lot për AVICII-n, Rita Ora kapet “mat” me këtë mashkull, po gjen ngushëllim te ai?! [FOTO]

Publikuar më: 18:12 01-05-2018

Një javë aspak e mirë për Rita Orën!

Të gjithë u shokuan me vdekjen e Dj të njohur Avicii dhe ende po flitet për ndarjen e tij nga jeta pasi çdo ditë dalin detaje të reja. Shumë personazhe të njohur reaguan për vdekjen e tij dhe një nga ata që u mërzit më shumë ishte Rita Ora, sepse së bashku kanë realizuar një bashkëpunim nën titullin “Lonely Together”. Rita e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje dhe para pak ditësh u përlot dhe mbajti një minutë heshtje në nderim të Avicii-t në një koncert në Hollandë.

Por mesa duket këngëtarja shqiptare ka gjetur mbështetjen më të mirë tek i dashuri i saj, Andreë Watt. Të dy janë fotografuar nga paparacët duke shijuar një shëtitje së bashku dhe duke biseduar me njëri-tjetrin. Na vjen mirë që e shohim sërish Ritën me Watt, pasi para pak javësh u përfol se marrëdhënia e tyre ishte drejt krisjes.

rit.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709