Fati donte që rrugët e dy ish të dashuruarëve të kryqëzoheshin sërish, këtë herë me një rikthim.
Selena Gomez dhe Justin Bieber janë një ndër çiftet më të komentuar por edhe më të dashur në showbiz. Fansat e mirëpritën rikthimin e tyre dhe tashmë e kanë të gjithë vëmëndjen tek ata.
Pas rikthimit, TMZ bën të ditur se Gomez dhe Bieber janë nisur me pushime. Ata u fotografuan në aeroportin van Nuys ku më pas u drejtuan drejt avionin të tyre privat. Kjo është një shenjë që marrëdhënia e tyre sa vjen dhe forcohet.