Pas një mungese të gjatq, Stine është rikthyer me një bashkëpunim me Fatlume Popovci. Dyshja sollën këngën me titull “Money”.
Këngës ritmike i është përshtatur një videoklip me fabulën e një historie dashurie mes gangsterësh.
Videoklipi, nuk është asgjë më pak se një film me metrazh të shkurtër i cili i shkon më së miri shprehjes se famshme “Partner in crime”.
Në fund të tij shkruhet “To be continued…” çfarë na bën të mendojmë se mbase ky bashkëpunim, do të pasohet edhe nga një i dytë me po të njëjtën histori.
Në ‘Instagramin’ e tij Stine ka lajmëruar se kënga “Money” është edhe fillimi i rrugëtimit të lancimit të të gjitha këngëve të tjera të albumit të tij të ri “New-Age”.
Artisti ka bërë me dije se çdo javë do të publikojë nga një këngë e cila do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.