INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u shanë e u përlanë, ja çfarë ndodhi mes Rita Orës dhe Jay Z në Grammys

Pasi u shanë e u përlanë, ja çfarë ndodhi mes Rita Orës dhe Jay Z në Grammys

Publikuar më: 18:37 29-01-2018

Lajmi që Jay Z ka tradhëtuar Beyoncen me këngëtaren shqiptare Rita Ora bëri bujë para pak kohësh...

E pas këtyre thashethemeve, u përfol se Beyonce dhe reperi i njohur ishin në prag të ndarjes, por ata e përforcuan lidhjen e tyre dhe u bënë prindër për herë të dytë.

Por Jay Z dhe Rita janë përballur edhe në gjykatë, ku kompania e reperit të njohur ka kërkuar 2.4 milionë dollarë dëmshpërblim, betejë ligjore kjo që pas disa muajsh luftë në salla gjyqësore, ata arritën në konsensus.

Ata i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve të tyre dhe siç duket, “Grammy Awards” ka shërbyer edhe si një urë lidhëse midis dy ish kolegësh. Pas përfundimit të kësaj ceremonie Rita Ora dhe ish-mentori i saj, Jay-Z kanë lënë pas krahëve të kaluarën e hidhur dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre.

Dy artistët janë parë duke folur e buzëqeshur me njëri-tjetrin në festën e madhe të “Grammys”, madje Rita e komplimenton këngëtarin edhe në media. Në një intervistë për “Metro”, këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur se Jay-Z është një artist i vërtetë i cili e sheh botën me sy realist, 360 gradë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268