“Kam humbur avionin dhe se di si i bëhet për sonte në darkë! Kush do ta prezantojë programin????”- shkroi Alketa Vejsiu në Instagram pak ditë më parë. Menjëherë ka qenë Rashel Kolaneci ajo që ka shprehur hapur dëshirën për të zëvendësuar moderatoren, ndërkohë që është pjesë e konkurrimit, por edhe i tha gjithashtu se është e pazëvendësueshme.
Por siç duket Rasheli ka një simpati të theksuar për Alketën dhe e ka shprehur sërish me anë të një postimi në instastory ku ka publikuar një foto të moderatores së njohur dhe e quan “Bukuria”.