Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia, për të marrë deklaratën e saj në lidhje me përleshjen me armë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë edhe një person. Këngëtarja është shpallur në kërkim nga policia, pasi mungon dëshmia e saj lidhur me ngjarjen, ndërsa i dashuri i saj Ervin Mata kërkohet si i implikuar në vrasjen e bujshme, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.
Edhe pse s’ka ende asnjë gjurmë nga Elvana Gjata, këngëtaren së shpejti do ta shohim në një bashkëpunim kinematografik me aktorin dhe moderatorin Ermal Mamaqi. Ky i fundit ka publikuar dhe foto nga "dora e fundit" që po i jep filmit ndërsa ka njoftuar se së shpejti filmi do të transmetohet në të gjitha kinematë dhe në foton e publikuar duket Elvana Gjata.