Elvana Gjata u shpall në kërkim pasi u shpall si një person i implikuar në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Në ngjarjen e rëndë është i përfshirë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, i cili gjithashtu është në kërkim. Por ndërsa të gjithë presin që këngëtarja të vijë dhe të japë dëshminë e saj për ngjarjen, ajo ka publikuar klipin më të ri. Kënga vjen në bashkëpunim me PooBear dhe Elvana është bërë një super yll në klipin e publikuar vetëm pak orë më parë.
“Shade” titullohet klipi që mban emrin e PooBear ft. Elvana që vjen në gjuhën angleze dhe me një imazh super të kuruar të këngëtares.
Në bashkëpunim me artistin amerikan, “Shade” me Poo Bear, është dhe vidioklipi më i fundit i publikuar nga Elvana.Por një episod tjetër ka ndodhur në kanalin e Youtubit ku ëhstë publikuar kënga. Dhjetra komente kanë vërshuar kundër Elvanës duke i kujtuar vrasjen ne Bllok, por edhe duke i kërkuar që të mos këndojë më anglisht.