INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u shtrua në spital, Maradona bën qejf me këngën e Luanës?! Kjo VIDEO po bën xhiron e rrjetit, ja si reagon ajo! [VIDEO]

Pasi u shtrua në spital, Maradona bën qejf me këngën e Luanës?! Kjo VIDEO po bën xhiron e rrjetit, ja si reagon ajo! [VIDEO]

Publikuar më: 17:42 07-01-2019

Mbrëmja e së premtës nuk ka qënë e qetë për Diego Armando Maradonën, i cili i është nënshtruar një vizite të befasishme në një spital të Buones Aires. Sipas informacione, ish-ylli i Napolit ka pësuar një hemoragji në stomak, duke marrë shërbimin e specializuar në një spital

Vetëm pak orë më pas, Maradona është nxjerrë nga spitali, ndërsa ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të informuar publikun për gjendjen shëndetësore të tij.

“Dua t’ju falënderoj për mesazhet e inkurajimit. Jam mirë dhe më vjen keq që jeni shqetësuar për asnjë arsye. Dua t’ju siguroj se nuk ka asgjë serioze, jam mirë. Sot unë jam duke u kujdesur për nipërit e mbesat e mia Benja, Dieguito Matias dhe birin tim Diego Fernando. Një puthje për të gjithë ju“.-shkruan legjenda e kombëtares argjentinase.

Por në faqe të ndryshe shqiptare po qarkullon një video e montuar e Maradonës me këngën e Luana Vjollcës dhe Bujar Qamilit “Mi dhe flakë mallit tim”, por që në emisionin e saj u këndua nga Klajdi Haruni dhe Bruno.

Në video shfaqet Maradona duke kërcyer ndërkohë që i është montuar pikërisht momenti kur këndon Klajdi Haruni. Kjo video i ka pëlqyer shumë Luanës dhe e ka publikuar në instastory ku ka etiketuar Klajdin dhe vetë Maradonën.

Maradona from Vimeointv.al on Vimeo.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025660991668701