Gianluigi Donnarumma është kthyer sërish në një çështje të nxehtë te Milani. Pas ngjarjeve që ndodhën në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Veronës me portierin që u kontestua ashpër nga një pjesë e tifozëve ultras, të cilët kërkuan largimin e tij nga skuadra, portieri 18-vjeçar ka reaguar me një postim në profilin e tij në Instagram. Pasi derdhi lot në dhomat e zhveshjes, Donnarumma u është drejtuar tifozëve të Milanit me këto fjalë: “Ishte një mbrëmje e keqe nuk e prisja. Kurrë nuk kam thënë dhe kam shkruar se jam dhunuar moralisht kur kam firmosur kontratën e re me Milanin. Pavarsisht gjithçkaje unë shikoj përpara dhe jam përqëndruar vetëm te ndeshja e rradhës. Forca Milan”, shkruan Donnarumma në Instagram.