Marina Vjollca është një prej moderatoreve më të komentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar. Prej disa muajsh Marinën nuk e kemi parë më në ekran dhe fillimisht u tha që Marina mbeti larg televizionit prej kërkesa të partnerit të saj Getoarit. Mirëpo para disa javësh ajo njoftoi se projektet e saj të reja po vijnë.
Gazetari dhe moderatori i njohur Eraldo Rexho, ka qenë i ftuar sot në “Klubi i Mëngjesit” dhe ka hapur dyshime se mes tij dhe Marinës mund të ketë një bashkëpunim për një projekt televiziv lidhur me këngëtarët shqiptarë.
Ai u pyet nëse do të punojë në Tv Klan ndonjëherë meqë asnjëherë nuk e kemi parë aty dhe Eraldo u përgjigj që po.
Po, do të jem në Klan në shtator, për diçka që ka lidhje me këngëtarët shqiptarë” – është përgjigjur ai dhe më pas u pyet nëse do të punojë në projektin e Marinës, sepse ata njihen për shoqërinë e tyre dhe i kemi parë shpesh bashkë.
“Me Marinën jam takuar se kemi shkuar në Kishën e Laçit për të ndezur një qiri“ – ka thënë duke qeshur Eraldo duke mos dashur të zbulojë më shumë.