Duket se tashmë një ‘sherr’ i ri ka nisur në showbiz-in shqiptar.
Dhe jo nuk është si ato sherret tipike të reperëve të njohur që u hedhin diss-e njëri- tjetrit.
Gjithçka filloi me deklaratën e çuditshme të tunes në emisionin e mbrëmshëm të Xing me Ermalin ku këngëtarja u shpreh mjaft e vendosur se nuk do të shkonte kurrë tek Rudina nëse do të merrte ftesë në emision.
“Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë”- u shpreh Tuna, teksa dukej shumë e sigurt në fjalët që thoshte.
Por ‘shakaja’ apo thumbi nuk mund të kalonte pa një reagim nga Rudina e cila, sot përmes një postimi në Instastories i është drejtuar si Tunës po ashtu dhe ndaj kolegut të saj Ermalit.