Ditën e djeshme në emisionin, “Trokit” në IN Tv me Ermal Peçin, Sarën dhe shef Brentonin, pati moment tejet dinamike , mbushur me rrëfime të sinqerta veçanërisht kur moderatori i emisionit priti në shtëpinë e IN, Xhensila Peren.
Mes lojrave të fjalëve me Ermalin, të cilat shkaktuan shumë të qeshura, Ermali dhe Xhensila ju kthyen edhe temave të vjetra si debati online i Xhensilës me Linda Rein, ku kjo e fundit u shpreh se ish-banorja e “BBA” në klip dukej shumë vulgare.
Mirëpo Xhensila nuk e kurseu përgjigjen ditën e djeshme në emisionin “Trokit”, ku u shpreh se nuk kishte si të vishej ndryshe në 40 gradë celsius dhe se ndjen shumë keqardhje për Lindën.
Linda nuk ka vonuar dhe ka komentuar në faqen tonë të Instagramit, “IN Tv Albania”.
“Kur ka parë veten në pasqyrë”, është shprehur Linda me ironi ndaj Peres, si përgjigje ndaj pyetjes së Ermalit se cilat janë 4 dhimbjet më të mëdha që ka provuar.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme: