Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë me martesën e tyre dhe tashmë gjithçka në lidhjen e tyre kthehet në lajm.
Para pak ditësh Hailey zbuloi për problemet që kisht eme shëndetin mendor për shkak të vëmendjes së madhe.
Së fundmi Hailey ka shokuar rrjetin në një video të çuditshme.
Ajo adoptoi një qenush të vogël të racës Terrier Maltes të quajtur Oscar pak para Krishtlindjeve me bashkëshortin Justin Bieber.
Modelja 22-vjeçare publikoi videon me mbishkrimin “Mos u shqetësoni, atij i pëlqen”, teksa shihej duke tundur e shkundur qenin.
Por videoja pati efektin e kundërt te fansat të cilët mendojnë se tundja e qenit në atë mënyrë, nuk është aspak korrekte.
“O Zot, çfarë dreqin po i bën qenit. O Zot sa budallaqe!”
“Qeni nuk është lodër Hails”.
“Mjaft abuzove me të”, shkruante një tjetër.
Dyshja e ka pasur qenin që para Krishtlindjeve dhe çifti duket shumë i dhënë pas tij. Hailey madje e quajti atë ‘fëmija im i Krishtlindjeve’.