Pas prezantimit të këngës “Plas” në festivalin “Kënga Magjike”, në rrjetet sociale si dhe në media, u ngritën dyshimet se kënga mund të jetë një dedikim i kantautorit Flori Mumajesi për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur.
Ne zbuluam gjithashtu në vargje që i dedikohet Elvanës për shkak se përkojnë me një deklaratë që këngëtarja ka dhënë para disa muajsh, por Flori ditën e sotme me anë të një postimi në komunikoi drejtpërdrejt me fansat e tij në “Instagram”, duke theksuar se kjo është kënga e të gjithëve.
“Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”. – shkruan këngëtari.
Ai gjithashtu ka publikuar një foto ku shihet një kolazh i këngëtarëve, këngët e të cilit i ka realizuar ai vetë dhe shkroi: “Muzika- Dashuri e madhe”.
Pra Flori dhe Muzika është një lidhje shumë e fortë, aq e fortë saqë të gjithë do donim ta kishim një të tillë me partnerët tanë.