Tashmë nuk mund t’a mohojmë se interesi për çdo detaj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut rreth një muaj më parë, sidomos kur lidhet me këngëtaren Elvana Gjata, është mjaft i madh.
Sot u mësua se këngëtarja kishte dërguar në prokurori një letër ku tregonte se ndodhej jashtë për arsye shëndetësore.
Pas kalimit të afatit për t’u paraqitur për dëshmi , “ABC News” ka zbuluar se këngëtarja është rikthyer në Shqipëri para një jave përmes aeroportit të Rinasit. Sipas burimeve pranë prokurorisë ajo ka zgjedhur avionin e një linje të orëve të vona të natës.
Nga ana tjetër është mësuar se Elvana ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për takimin dhe biseden me të fejuarin e saj, Ervin Mata para ngjarjes.
Ndërkohë që nuk dihet dëshmia e saj e plotë është mësuar se ajo është pyetur edhe vendndodhjen e Matës dhe nëse kishte dijeni për konfliktet e tij.