INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pasiguria në Shqipëri reflektohet dhe në raportin e ''RISK MAP 2019''[VIDEO]

Publikuar më: 11:29 15-01-2019

Shqipëria për vitin 2019 vlerësohet si një shtet me rrezik të mesëm për sa i përket sigurisë. Kjo e dhënë ka dalë nga raportit i Risk Map Report, i përpunuar nga Fondacioni me po të njëjtin emër me seli në Londër. Në analizë janë marrë rreziqet në fushën e sigurisë dhe ato politiko-ekonomike. Me sa duket të gjitha vendet e rajonit janë të ngjashme me Shqipërinë, pasi të njëjtin vlerësim ka dhe Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe zona veriore e Kosovës, përfshihen në zonën më rrezik të ulët.

Ndërsa shtetet më të rrezikuara, rezultojnë ato të Amerikës Latine, ato në Afrikë dhe disa shtete të Emirateve të Bashkuara Arabe.
E sipas raportit vendet e BE-së do të vazhdojnë të përballet me sfida në vitin 2019 si brenda dhe jashtë. Divergjenca e mendimeve mbi çështjet kryesore, si migracioni dhe niveli i dëshiruar i integrimit, si dhe qëndrimet e qeverive kombëtare në Poloni, Hungari dhe Itali, do të vazhdojnë të ‘shkundin’ unitetin e bllokut. Ekspertët që hartuan raportin theksojnë se rritja e vazhdueshme e populizmit, e ndihmuar nga rritja e pakënaqësisë publike me strukturën politike tradicionale, ka të ngjarë të pasqyrohet në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj. Një zhvendosje në përbërjen ose shumicën parlamentare, në mënyrë të pashmangshme do të bënte ndryshime në opinionin e politikave për BE-në si një e tërë.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883