Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ishte e ftuar bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.
Ndonëse të gjithë, mund të jenë kuriozë për raportin që ka çifti Rama, ishte një nga fëmijët i cili i bëri një pyetje goxha speciale Linda Ramës.
“Çfarë dhuratash të bën kryeministri?”, e pyeti vogëlushi.
"Artistët dhuratat i bëjnë spontante dhe të veçanta", u shpreh Linda. Ajo zbuloi se një herë, kryeministri i ka dhuruar vezë pashke me ngjyra, ku shkruhej një mesazh për të.