Elvana Gjata ka lançuar mbrëmjen e djeshme këngën e saj të rradhës. Pas gati një vit nga albumi i fundit, këngëtarja ka vendosur të rikthehet me një baladë. “Tavolina e mërzisë” titullohet kënga e cila po pritej me padurim nga publiku dhe të gjithë u dashuruan me të që në dëgjim të parë.
Përpos suksesit të këngës që me siguri do të kthehet në hitin e këtyre muajve dhe pas shkëlqimit në koncertin e Pavarësisë në Kosovë, Ermal Mamaqi ka zbuluar surprizën e re që pritet të na sjellë këngëtarja.
Shumë shpejt do të dalë kolona zanore e filmit “2 gisht mjaltë” që me siguri do të bëjë namin në kinematë shqiptare. Elvana do të jetë jo vetëm këngëtarja e kolonës zanore, por do të ketë edhe njërin ndër rolet kryesore të këtij filmi.
“Mesa duket shkurti është muaji i Elvanës. Pas kësaj kënge, del kënga e kolonës zanore të filmit “2 gisht mjaltë”. Qëndroni me ne.”- shkruan Ermali krahas postimit.