INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paska një tjetër problem! Pasi e tallën për konferencën, mediat zvicerane tregojnë çfarë do të ndodhë me Loredanën [FOTO]

Paska një tjetër problem! Pasi e tallën për konferencën, mediat zvicerane tregojnë çfarë do të ndodhë me Loredanën [FOTO]

Publikuar më: 16:57 11-05-2019

Loredana Zefi vazhdon të mbetet një ndër emrat më të lakuar në media si ato shqiptare, ashtu edhe ato zvicerane.

Një aferë për zhvatje parash nën akuzat e një çifti zviceran rreth të pesëdhjetave, ka bërë që Loredana të merret në pyetje nga autoritetet në Zvicër, teksa në një deklaratë të hapur për media në Prishtinë më 10 maj, ajo i mohoi pretendimet e çiftit për kërcënim dhe zhvatje.

Sigurisht që kjo deklaratë u pasqyrua në mediat zvicerane dhe portalit zvicerian “20 Minuten” ka shkruar për deklaratën e avokatit të reperes që tha se 700 00 mijë franga në Zvicër nuk janë dhe aq shumë para, pasi standardi i jetesës është më i lartë se në Kosovë.

Gjithashtu po kjo media raporton se deklarata e avokatit Tomë Gashi ku sqaron se “në qoftë se Loredana përfaqëson të gjithë shqiptarët, atëherë kjo është gjë shumë e mirë”, nuk ishte aspak e hijshme.

Ndërkohë një tjetër media “blick.ch” është tallur me figurën e Loredanës duke e krahasuar me atë të ndjerit Karl Lagerfield, ikonën e modës botërore. Ky krahasim erdhi për shkak të veshjes së reperes në konferencën e djeshme.

loret.jpg

 

Mirëpo “20 minuten” ka zbuluar dhe një detaj tjetër që nuk e dinim, pikërisht faktin që Loredana nuk posedon nënshtetësi zvicerane.

Si rrjedhojë, nëse ajo dënohet për rastin në fjalë, sipas ligjeve të shtetit helvetik, ajo nuk mund të qëndrojë dhe do të dëbohet nga vendi, shkruan “20 minuten”.

Gazeta gjithashtu përmend faktin se ajo u rrit në Emmenbrücke në Luzern, ku edhe u shkollua, teksa citon faktin se Loredana posedon vetëm nënshtetësi kosovare, kjo pasi ajo zvicerane i ishte refuzuar në momentin e aplikimit.

Ishte fundi i vitit 2013 kur ajo aplikoi për natyralizim, por aplikimi me sa duket iu refuzua, ndërsa arsyet se pse ka ndodhur kjo nuk dihen.

“20 minuten” ka kërkuar nga komuna të prononcohen rreth rastit, por të njëjtët kanë refuzuar ta bëjnë për shkak të privatësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0042660236358643