Tea Trifoni arriti që në kohë rekord të bëhet nga personat më të komentuar në Shqipëri.
Sot që është bërë e njohur çdo lëvizje e saj është në interes të publikut por Tea ka zbuluar një detaj interesant nga koha kur publiku e kishte parë por ishte e panjohur.
Në një bisedë me ndjekësit ajo është pyetur nëse ka qenë pjesë e videoklipit të Butrint Imerit, por ish-konkurrentja e ka mohuar një gjë të tillë duke zbuluar diçka tjetër.
Tea paska qenë pjesë e një videoklipi të një kënge popullore por nuk e zbuloi se ku dhe padyshim kurioziteti i ndjekësve për ta parë është shumë i madh.