INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat e COVID-19/ Transporti ndërqytetas do të largojë 5000 punonjës!

Pasojat e COVID-19/ Transporti ndërqytetas do të largojë 5000 punonjës!

Publikuar më: 14:06 03-05-2020

Ndërsa shpërthimi i koronavirusit i detyron njerëzit të marrin masa paraprake shtesë dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz, bizneset po vuajnë.

Një ndër bizneset që po vuan më shumë është ai i Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve. Numri i të punësuarëve në këtë sektor është mbi 15.000, por 5000 persona përfaqësohen nga kjo shoqatë në 130 linja si në Tiranë, Veri dhe Jug të Shqipërisë. Dhe si pasojë e këtij paralizimi të transportit, 130 operatorë janë drejt falimentimit që do të thotë se mbi 5000 persona mund të ngelin pa punë dhe të hiqen nga sigurimet, madje ata ende s’kanë marrë pagat e luftës.

Lidhur me këtë problem shumë shqetësues, Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve me kryetar z.Eneo Sulejmanaj, ka paraqitur 6 kërkesa në drejtim të qeverisë, konkretisht ministres Balluku dhe kryeministrit Rama, për marrjen masave për mbështetjen e subjekteve të transportit të udhëtarëve, në mënyrë që këto subjekte të mos falimentojnë dhe shumë qytetarë të mos mbetin pa punë, punë nëpërmjet së cilës sigurojnë bukën e gojës.

Kërkesa e plotë:

Drejtuar: Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise Objekti: Marrja e masave per mbeshtetjen e subjekteve te transportit te udhetareve

Baza Ligjore: Neni 170 I Kushtetutes Akt Normativ nr.2 date 11.03.2020, Akt Normativ Nr.3, date 15.03.2020

Per dijeni:

Minister: Belinda Balluku

Minister: Edi Rama

Kryeminister: Edi Rama

Te nderuar,Ne si shoqatat e Transportit Nderqytetas dhe Rrethqytetas I Udhetareve me nje perfaqesi prej 130 operatoresh te cilet operojne ne Tirane, Veri dhe Jug te vendit, kemi kontribuar ne perballimin e emergjences se shkaktuar nga termeti I 26 Nentorit, por dhe ne marrjen e masave nga operatoret e transportit per mbojtjen e shendetit te udhetareve por dhe respektimin e kufizimit te levizjes, ju bejme me dije se per shkak te COVID-19, paralizimi I transportit nderqytetas dhe rrethqytetas , ka shkaktuar dhe do te vazhdoje te shkaktoje humbje te medha financiare per te gjithe operatoret e transportit te udhetareve te cilet, jo dhjam qe nuk kane, por sic thote populli dhe kocken po ja bluajne:

KERKOJME

1. Shtyrjen e taksave vjetore te autobuseve se paku me 6 muaj

2. Mbeshtetje per ndikimin e shtyrjen e afateve siguracioneve se paku me 6 muaj

3. Shtyrjen e afateve te licencave per aq kohe sa do te zgjase gjendja e emergjences shendetesore

4. Hartimin e nje pakete finaniare stimuluese per rifillimin e aktiviteti ekonomik

5. Rifillimin e aktivitetit duke zbatuar protokollin e sigurise dhe duke marre nje vetedeklarim digjital te udhetareve nese kane qene te prekur me COVID-19

6. Blerjen e naftes pa akcize deri ne Dhjetor 2020

Theksojme se numri I te punesuareve ne sektorin e transportit te udhetareve nga subjektet qe jane pjese e shoqates sone, eshte mbu 5000 persona ne 130 linja nderqytetase dhe rrethqytetase ne Tirane, Veri dhe Jug te Shqiperise.

Duke ju falenderuar paraprakisht,

Shoqata Transporti Nderqytetas dhe Rrethqytetas I Udhetareve

Kryetar

Eneo Sulejmanaj

Shoqata e Transportit Urban Shoqata Transporti Nderqytetas dhe Interurban Veri dhe Rrethqytetas I Udhetareve

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379