INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat e Fukushimës, shifra tronditëse të kancerit në Japoni

Pasojat e Fukushimës, shifra tronditëse të kancerit në Japoni

Publikuar më: 14:03 07-06-2016

Rrjedhja e radioaktivitetit në Fukushima pas cunamit të marsit të 2011-s, ka ndikuar dukshëm në shtimin e rasteve të kancerit të tiroides.

Numri i fëmijëve të diagnostikuar me kancer të tiroides është 131, ndërsa mjekët kanë dyshime se ky numër do të rritet.

Prefektura e Fukushimës ka vënë në zbatim një program që ka për qëllim diagnostikimin e të gjithë personave që kanë qenë nën 18 vjeç në kohën e incidentit bërthamor.

300 mijë persona u janë nënshtruar kontrolleve, nga të cilët 131 kanë rezultuar me kancer të tiroides.

Që nga vitit 2014, numri i të prekurve është rritur me 30. Mes të sëmurëve është edhe një vajzë e vogël, e cila në kohën kur ndodhi incidenti, ka qenë vetëm 5 vjeçe, raporton “JapanTimes”.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492