Një burrë që po peshkonte në një lumë kanadez gjeti një peshk i cili ishte rritur brenda një unaze plastike që përdoret për pijet sportive.
Siç shihet dhe në foto mendohet se peshku kur ka qen i vogël i ka ngecur në trup kjo unazë plastike dhe me kalimin e kohës ai është rritur brenda saj , duke i sjell dhe deformim në trup.
Adam Turnbull e publikoi ngjarjen në facebook me një mbi shkrim "Mblidhni mbeturinat tuaja", kanë mjaftuar veç disa minuta që statusi i tij të shpërndahet mbi 11.000 herë duke u bërë virale.
Ai shpjegon se në fillim kur e pa peshkun e mendoi se mos gjysma e trupit të tij ishte ngrenë por e vërteta kishte qenë krejt e kundërta, ai ishte gjallë dhe jetonte ashtu prej kohesh brenda asaj unaze.