INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pasojat e sulmit kibernetik. U goditën 150 vende dhe u sulmuan 200.000 persona [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 15-05-2017

Kompanitë në mbarë botën do të përballen me pasojat e sulmit kibernetik më të madh të regjistruar ndonjëherë, të hënën kur punëtorët e tyre kthehen në zyrë. Sulmet masive që filluan të premten vonë nxorën njerëzit nga kompjuterat e tyre duke kërkuar qindra dollarë nga përdoruesit para se ata të mund të rifitonin kontrollin. Sulmet kibernetike shfrytëzojnë versionet e vjetruara të Microsoft Windows që është veçanërisht problematike për korporatat, që nuk i rinovojnë automatikisht sistemet e tyre. Virusi ka goditur të paktën 150 vende dhe ka shënuar 200,000 viktima, sipas agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, Europol. Janë prekur të gjithë, duke nisur me spitalet, universitetet, prodhuesit dhe agjencitë qeveritare në U.K., Kinë, Rusia, Gjermani dhe Spanjë. Ekspertët thonë se problemi mund të marr përmasa edhe me të mëdha kur njerëzit të kthehen në punë dhe të hapin kompjuterat e tyre. Kjo për arsye se deri tani nuk ishte menjëherë e qartë se në çfarë niveli shtetet në të gjithë botën u prekën nga sulmi. Një kërkues i sigurisë në U.K. arriti të ndalë përhapjen e virusit. Drejtori i Europol tha se agjencia po analizon virusin dhe se ende nuk ka identifikuar kush është përgjegjës për sulmin.

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707