Reperi i njohur Stresi ishte në lidhje direkte nga fshati Manzë në studion e ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, nga ku prej disa ditësh është duke iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti së bashku me shumë miq e vullnetarë.
Ai tha për “Ftesë në 5’ me Bieta Sulon se gjendja atje është shumë e rënduar, për shkak se banorët nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë, madje tregoi se si dy fëmijë të sëmurë ishin mbuluar me plastmas e po flinin mbi kashtë.
Reperi u bëri thirrje të gjithëve për ndihma në ushqime e veshmbathje, duke theksuar se do të jetë vetë i pranishëm shtëpi në shtëpi, për të qenë i ndershëm dhe transparent deri në pikën e fundit. Stresi pohoi se është mjaft i lënduar nga kjo situatë dhe se lotët i mungojnë sepse është ndjerë keq për ditë me radhë shpirtërisht.