Një tërmet i fuqishëm goditi mbrëmjen e djeshme jugun e vendit, tërmet i cili lëkundi edhe Tiranën e Elbasanin. Lëkundjet e forta të tërmetit gjatë tetë orëve të fundit në qytetet jugore të Shqipërisë kanë ngjallur panik te banorët të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Qindra qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, por edhe Tepelenë ku janë shembur dy shtëpi, e kanë kaluar natën jashtë. Dëme minimale raportohen nga lëkundjet por gjendja sipas sizmiologëve mbetet kritike për orët në vijim. Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkaktuar dëme të vogla materiale në jug të vendit.
Në Sarandë njerëz të shumtë kanë dalë në rrugë të frikësuar sapo kanë dëgjuar lëkundjet.