Ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato gjatë një takimi në tryezën ndërkombëtare mbi politikat e bërjes biznes në Shqipëri kërkoi ndihmën e bizneseve për rimëkëmbjen e dëmve të shkaktuara nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin tonë.
“Përmes këtij paneli gjej rastin të bëj një apel për ndihmën konkrete që ju mund të jepni për të prekurit nga përmbytjet, si veshje, batanije, ushqime dhe ujë, si një solidarizim i sipërmarrjes së vendit me këtë situatë emergjente”, deklaroi Qato.