INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian një ditë para lindjes, flet për herë të parë Kim K: Kam vendosur që...[FOTO]

Pas tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian një ditë para lindjes, flet për herë të parë Kim K: Kam vendosur që...[FOTO]

Publikuar më: 21:53 27-04-2018

Epo Kim nuk flet kot!

Para pak ditësh lajmi që pushtoi mediat botërore ishte tradhtia e basketbollistit të njohur Tristan Thompson ndaj partneres së saj Khloe Kardashian. Ky lajm u komentua shumë për faktin se Khloe ishte në ditët e fundit të shtatzënisë dhe si për ironi të fatit, një ditë pas publikimit të videove të tradhtisë, lindi.

Nëse do e falte apo jo Tristanin, ishte dilemë e madhe që nuk është zgjidhur ende, por lidhur me këtë çështje ka folur edhe motra e Khloe, Kim Kardashian.

“Nuk e di si ta përshkruaj tjetër këtë përveçse të them se është kaq e ngatërruar. Ne u përpoqëm gjithë kohës të mbështesim Khloe-in. Akoma atë po bëjmë. Nga ana tjetër ajo është e fortë dhe po bën më të mirën e mundshme. Situata është shumë e trishtë gjithsesi.”- u shpreh Kim e cila ishte e ftuar te Ellen Show.

Por Kim u tregua shumë e zgjuar pasi nuk u tregua shumë e kujdesshme me këtë çështje delikate dhe nuk tha ndonjë gjë që nuk duhej për Tristan.

“Kam vendosur një rregull të tillë që me vëllain tim. Nëse në mes të gjithë kësaj përfshihet një bebe, unë nuk do flas. Do ta marr me qetësi dhe s’do flas edhe aq keq (për prindërit). Nuk dua të them diçka negative për ta, sepse e di që do vijë një ditë që True do ta shohë këtë. E ke parasysh, është lëmsh!”- përfundoi Kim.

khloe.png

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387