INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pastrim parash, në Vlorë sekuestrohen pasuri me vlerë 1.5 mln euro

Pastrim parash, në Vlorë sekuestrohen pasuri me vlerë 1.5 mln euro

Publikuar më: 16:06 27-06-2019

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur përmes pastrimit të parave.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte: 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043