INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pastrimi i parave, në 6 muaj 178 raste, bllokohen 3.8 milionë €

Pastrimi i parave, në 6 muaj 178 raste, bllokohen 3.8 milionë €

Publikuar më: 09:36 02-08-2017

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) ka referuar në Prokurori të paktën 178 raste të dyshimta në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave është vendosur masë bllokimi për 31 prej tyre me një vlerë prej 3.8 milionë euro.

Të paktën në 91% të rasteve të raportuara subjektet që kanë bërë raportimin janë ato që detyrohen me ligj të bëjnë këtë raportim duke nisur nga bankat, tek noterët, agjencitë e këmbimit të valutës, ato të transfertave të parave.

Kjo sipas drejtorisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave tregon për rritje të efikasitetit në sistemin parandalues në vend.

Shifra e këtij 6 mujori për shumën e bllokuar si e dyshimtë dhe si e ardhur nga aktivitete kriminale është dukshëm më e ulët sesa ajo e një viti më parë. Konkretisht në fund të 2016 DPPPP raportoi se ishin bllokuar 29 milionë euro si të ardhura të dyshuara nga aktivitet kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773