INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pastrimi më i madh i parave bëhet në Shqipëri! Çfarë thuhet në librat gjermanë

Pastrimi më i madh i parave bëhet në Shqipëri! Çfarë thuhet në librat gjermanë

Publikuar më: 12:17 26-01-2019

Petrit Vasili, ka hedhur sërish akuza të forta kundër kryeminstrit Edi Rama.

Në një konferencë për mediat, Kreu i grupit Palamentar të LSI-së, ka denoncua atë që ai e quan "pastrimin më të madh të parave që po bëhet në Shqipëri" dhe para përgjegjësisë ka vendosur kryeministrin aktual të Shqipërisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit, madje e ka cilësuar si kryeministër i hapjes së ekspozitave me para të pista. Kujtojmë që dje Kryeministri Rama, hapi ekspozitën e veprave të tij të artit në Berlin.

"Ndërkohë që institucionet e drejësisë gjermane kanë folur qartë dhe prerë, krimi ka marrë me PPP këtë vend,"- është shprehur Petrit Vasili.

Duke perifrazuar librin gjerman me titull, "Partner kriminel në aleancën strategjike", i cili përmban fakte tronditëse dhe shqetësuese për pastrimin e parave të pista në Shqipëri, Vasili tha se Rama duhet të largohet urgjentisht.

“Kaq e tmerrshme është kjo situatë sa sot nëse institucionet do të duan të vënë interesat e vendit mbi interesat kriminale le të flasin gjermanisht me gjuhën me të cilin Gjermania flet për krimin dhe e lufton krimin,"- shtoi Petrit Vasili. /INTv.al

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385