Prej shumë vitesh liqeni i Fierzës ka “notuar” mbi mbeturina. Pastrimi i tij ishte i pamundur të bëhej nga pushteti vendor, për shkak të kostos së lartë financiare. Mësohet se mbi 2 mijë thasë me mbetje organike dhe plastike i janë hequr liqenit të Fierzës. Aksioni nisi pasi Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, dha fondin prej 20 milonë lekë të vjetra.
Arben Palushi, specialist i mjedisit thotë se pastrimi është bërë në të gjithë bregun.
Deri tani janë kryer 60 % e punës ndërkohë mbetjet e depozituara nga banorët e fshatrave dhe prurjet e përrenjve nga Gryka e Vanave dhe Skavica por dhe Komunave të Kosovës mund të shkaktojnë sërish ndotje.