INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pastron mbeturinat në Parkun e Lurës, turisti i huaj ju jep LEKSION shqiptarëve

Pastron mbeturinat në Parkun e Lurës, turisti i huaj ju jep LEKSION shqiptarëve

Publikuar më: 14:32 06-03-2019

Një turist i huaj ka përcjellë një mesazh tepër domethënës për shqiptarët. Ai ka ardhur në Shqipëri për të shijuar bukuritë e parkut kombëtar të Lurës, por jo plehrat e hedhura aty.

“Nëse unë mundem, edhe ti mundesh. Ndodhem në njërin prej parqeve më të vizituara e më të paprekura ku mund të kem qenë ndonjëherë”, thotë ai në videon e hedhur në rrjetet sociale.

Por, ndërsa flet për natyrën e rrallë të parkut, turisti tregon sesi ka gjetur aty edhe mbeturina, përfshirë ato plastike.

“Kjo është çmenduri, shikoni këtu. Le ta pastrojmë këtë vend”, shprehet i huaji që vesh dorezat e nis të pastrojë zonën ku ndodhet. Në fund, mbush një qese plot.

Videoja është praktikisht një mesazh sensibilizimi për atë që mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë e që i ka rënë padyshim në sy mjaft të huajve të cilët e vizitojnë Shqipërinë të joshur nga natyra e saj e bukur. Shumica e komentuesve e kanë përshëndetur veprimin e turistit dhe tërheqin vëmendjen tek nevoja e ndërgjegjësimit dhe personal për mbajtjen e ambjentit të përbashkët pastër.

Në çeljen e sezonit turistik vitin e kaluar, mjedisi u shfaq në shumë zona si një prej problemeve më të mëdha. Ndotja e lumenjve dhe plazheve nga mbetjet urbane mbetet një shqetësim që, sipas specialistëve, kërkon një zgjidhje të qëndrueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045