INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Pastruesja” që sfidoi Xhafën 2 vite më parë, emërohet drejtoreshë [VIDEO]

Publikuar më: 09:27 01-11-2017

Përpara dy vitesh ajo sfidoi hapur kryetarin e komisionit të ligjeve në atë kohë, Fatmir Xhafa, por sot Luneda Sufali ka marr një post shumë të rëndësishëm. Luneda Sufali do të jetë drejtoresha e re e Shërbimit Social Shtetëror që nga dita e sotme. Prezantimi i saj u bë nga Ministria Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila duke i uruar zonjës Sufali suksese në detyrën e re, theksoi mbështetjen për SHSSH, në kapërcimin e sfidave me të cilat ky institucion përballet.
Luneda Sufali mori gjithë vëmendjen mediatike në prill të vitit 2015, kur ishte e thirrur për raportim në Komisionin e Ligjeve. Në atë kohë Sufali mbante postin e drejtoreshës së Lojërave të Fatit.
Debat dhe replika në limitet e etikës patën shoqëruar mbledhjen e komisionit më të rëndësishëm të institucionit të Kuvendit.
Po ju rikujtojmë debatin në Komisionin e Ligjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396