INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasura e kryeministrit, Sali Berisha kujton akuzën e Fatos Nanos për Ramën: Janë shitur ikona të vjedhura në Francë

Pasura e kryeministrit, Sali Berisha kujton akuzën e Fatos Nanos për Ramën: Janë shitur ikona të vjedhura në Francë

Publikuar më: 22:48 24-12-2018

Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me takimet e kryeministrit Edi Rama me studentët dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj tij. Ish-kryeministri veçoi rastin e debatit mes studentit dhe Ramës në Vlorë për “Iphone” që studenti përdorte, teksa ky i fundit e ka pyetur për banesën që po ndërton kryeministri në Surrel.

Berisha kujtoi një akuzë që më herët kishte lëshuar ish-kryeministri Fatos Nano për kreun e qeverisë. Ish-kryeministri përballë Adi Krastës tha se Nano ka akuzuar Ramën se ai ka shitur disa ikona të vjedhura në Francë.

“Më fal ai i tha studentit; a ke marrë ipohne-in, ku e ke marrë atë? Studenti i tha; po ti vilën në Surrel? Studentit ai i tha; kam qenë emigrant. Por në emigracion ai ka një akuzë që s’u vërtetua kurrë. Fatos Nano i tha; ke shitur ikona të vjedhura. Dhe unë s’kam hyrë në hetimin e saj, por di që ikona janë vjedhur me qindra e mijëra dhe që bllokmenët morën ikonat kur u prishën kishat. Këtë e di mirë.

Po ku i deklaroi atë pasuri? Çfarë taksash pagoi? A ka paguar taksa? Tek cila bankë i kaloi ato?! Për t’i mbyllur të gjitha këto, se ishin para të vjedhura, shkarkoi Zana Xhukën. Sapo kryetarja e ILKDP-së hapi hetimin, akti i parë që bëri Rama, e shkarkoi. 1 mijë metër katrorë sipërfaqe banimi në Surrel dhe i thoshte studentit; po këtë iphne?! Pra, ky është përroi i tij psikik”, tha Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381