INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuri 2 mln € nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen pronat e dy vëllezërve

Pasuri 2 mln € nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen pronat e dy vëllezërve

Publikuar më: 13:51 07-03-2019

Finalizohet operacioni i koduar “Vllazëria”gjatë të cilit janë sekuestruar 9 apartamente, dy dyqane dhe një garazh pasi dyshohet se kanë burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, thuhet në njoftimin për mediat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve
– dy dyqaneve
– një garazh (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e dyqindmijë euro).

Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039